Ja grupi i “vdekjes” në Ligë të Kampionëve
Sot u hodh shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Grupi më i vështirë do të jetë ai i përbërë me Barcelonën, Dortmundin dhe Interin, ndërsa si autsajder të grupit konsiderohen Slavia Praha, shkruan Indeksonline.
Barcelona që vjen nga zhgënjimi i madh i vitit të kaluar do të tentojë sërish të lë gjurmë në këtë kompeticion, ndërsa Dortmundi dhe Interi gjithashtu nuk do të rrijnë duarkryq, të cilët në radhët e veta kanë lojtarë mjaft cilësor.
Do të jetë interesant të shohim se cilat ekipi do vazhdojnë tutje e cila do të eleminohet qysh në fazën e parë./Indeksonline/