09:06 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja hera e fundit kur Lingardi shënoi gol, në Premierligë

Jesse Lingardi e kaloi tërë vitin pa shënuar ose asistuar në Premierligë.

Një statistikë e tmerrshme për një lojtar me tipare sulmuese, i cili ka luajtur në gati të gjitha ndeshjet e Manchester United-it.

Ai megjithatë realizoi një gol në Ligë të Evropës, ndaj Astanasit vitin e kaluar, por në Premierligë mbeti bosh, shkruan Indeksonline.

Ishte 22 dhjetori i vitit 2018 dita e fundit kur Jesse Lingardi arriti të shënonte gol në Premierligë.

Madje, ai shënoi dy herë në fitoren 1:5 të Manchester United-it ndaj Cardiffit.

Që nga ajo ditë, kanë kaluar 391 ditë, ndërsa Lingardi nuk e ka gjetur rrugën drejt golit në Premierligë./Indeksonline/