75 Mall Live Search
17:15 / E Premte, 26 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ja huq FFK-ja, nuk e di në cilin grup bën pjesë Ballkanit

Ballkani sot ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të ketë punë në fazen e grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi nga Suhereka bën pjesë në grupin G së bashku me Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor, shkruan IndeksOnline.

Por rreth grupit të Ballkanit, Federata e Futbollit të Kosovës, i’a ka huqur në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

FFK-ja ka publikuar një fotografi ku shkruan se Ballkani do të jetë në grupin D, gjë që nuk është e sakt, pasi bën pjesë në grupin G.

Ky padyshim që është një gabim teknik nga faqja e FFK-së, pasi disa minuta më vonë është përmirësuar ky gabim./IndeksOnline/