75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja kë fajëson Pique për startin e dobët të Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka kritikuar përgatitjet parasezonale pas fitores ndaj Villarealit.

Barcelona gjatë përgatitjeve parasezonale udhëtoi fillimisht në Japoni, pastaj në Amerikë.

Spanjolli tha se kjo gjë nuk u ka ndihmuar, ndaj janë këto rezultate të dobëta, transmeton Indeksonline.

“Përgatitje parasezonale nuk na ka ndihmuar. Ka pasur shumë udhëtime, por jemi, Barcelona dhe nuk ka arsyetime. Duhet të fitojmë”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon është një pikë mbrapa liderit, por shumë skuadra nuk i kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, për këtë gjë ka folur edhe Pique.

“Ishte e rëndësishme të fitonim, sepse nuk donim t’u largoheshim skuadrave që janë në krye. Ishte me rëndësi të fitonim tri pikë”, përfundoi ai./Indeksonline/