75 Mall Live Search
07:43 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Ja ku gjendej 51 vjeçari nga Peja që vdiq pas goditjes nga rrufeja, flasin familjarët

Një burrë nga fshati Kusoriq të Pejës ka vdekur dje rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.


Ndërkaq, një familjar i viktimës ka thënë për Klan Kosovën se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.

Mësohet se viktima është rreth moshës 51-vjeçare.