75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Ja ku ndodhet Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në Tiranë.

Kështu ka thënë sot për Klankosova.tv, Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.