18:31 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja ku po e kalojnë “Muajin e Mjaltit” Hana dhe Shkumbini

Të shtunën që lamë pas ajo kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj, Shkumbin Nokën. Është kjo moderatorja dhe modelja, Hana Shehu e cila erdhi nga Amerika në Prishtinë për ta mbajtur ceremoninë e dasmës së saj. Një dasmë e cila mblodhi mbi 200 mysafirë ndër ta edhe figura të shquara nga politika, por dhe fusha të tjera, shkruan Indeksonline.

Ashtu siç e do zakoni, pas dasmës çifti zgjedh një vend për ta kaluar edhe muajin e mjaltit. Ndërsa Hana përmes rrjetit të saj social Instagram ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Shkumbini kanë zgjedhur Monakon për t’i kaluar ditët e para të martesës./Indeksonline/