75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 09 Shtator 2025 / BA

Ja ku u ”arratisën” Mozzik dhe Lotina, ky është vendi luksoz që kanë zgjedhur për pushime

Prej disa ditësh, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina kanë qenë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente romantike dhe relaksuese nga pushimet e tyre verore.

Ata kanë postuar foto dhe video në të cilat shfaqen pranë detit, në ambiente luksoze, mes natyrës – por pa zbuluar saktësisht se ku ndodheshin.

Rezulton se çifti po pushon në një nga resortet më ekskluzive të Spanjës: Cap Rocat, i pozicionuar në jug të ishullit Mallorca, në zonën Cala Blava.

Cap Rocat është një rezort boutique luksoz, i krijuar në një ish-fortifikatë ushtarake të shekullit të 19-të, që është restauruar me kujdes dhe mbart statusin e monumentit kombëtar dhe pasuri kulturore.