Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen me Malin e Zi
Në eliminatorët për kampionatin evropian 2020, Kosova ka treguar paraqitje të mrekullueshme.
Kjo ka bërë që tifozët të bëjnë gara për të marrë një biletë për të shikuar ndeshjen.
Për sfidën e kaluar kundër Çekisë, afro 13 mijë bileta u shitën për disa minuta. Interesim i madh po tregohet edhe për sfidën e radhës kundër Malit të Zi.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti ka treguar për Indeksonline se kur pritet të dalin në shitje biletat për këtë duel.
“Mendoj që në fillim të muajit tetor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen me Malin e Zi. Data e saktë ende nuk është vendosur por mund të jetë nga 1-5” deklaroi Ahmeti për Indeksonline. /Indeksonline/