75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja kur do ta publikoj FIFA ranglistën e re, Kosova do të ketë ngritje

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e shtatorit arriti një fitore kundër Republikës së Çekisë 2-1 dhe humbi kundër Anglisë 5-3.

Aktualisht “Dardanët” radhiten në vendin e 120-të në botë në ranglistën e FIFA-së.

Federata botërore e futbollit do ta përditësoj renditjen e gjithë shteteve të botës më 19 shtator, shkruan Indeksonline.

Është e sigurtë që Kosova do të ketë ngritje në tabelë dhe parashikohet të jetë për 4-5 pozita më lartë, ngase fitorja kundër Çekisë vlerësohet me më shumë pikë, ngase ata janë në vendin e 43-të në botë. /Indeksonline/