21:14 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja kur do të filloj zgjerimi i stadiumit “Fadil Vokrri”

Kërkesa e madhe për të ndjekur kombëtaren e Kosovës ka bërë që FFK të mendoj për zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Vonesa e fillimit të punimeve të stadiumit kombëtar, tashmë ka detyruar Federatën që të zgjeroj për 7000 vende stadiumin.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një emision në RTK ka thënë se zgjerimi i stadiumit do të filloj në mars dhe do të përfundoj në muajin shtator.

Pas zgjerimit stadiumi “Fadil Vokrri” do të ketë rreth 20000 ulëse. /IndeksOnline/