75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 07 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ja kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, do të hidhet më datën 17 mars, me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës.

Shorti do të prezantojë tetë fituesit nga raundi i 1-8 së finales. Në këtë fazë mund të ndeshen edhe dy ekipe që vinë nga i njëjti shtet.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë do të hidhet edhe shorti për gjysmëfinalet.

Një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra ‘vendase’ në finale për arsye vetëm administrative.

Aktualisht dy skuadrat e vetme që e kanë siguruar kalimin tutje është Benfika dhe Chelsea.