75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ja kur do të hidhet shorti për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve ku marrin pjesë skuadrat kosovare

Në ditën e premte do të hidhet shorti për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve. Në këtë raund janë edhe skuadrat kosovare.

” Kampionët e katër kombeve të rangut më të ulët në renditjen e koeficientëve të klubeve të asociimit UEFA 2019 (Irlanda Veriore, Kosova, Andorra, San Marino) hyjnë në raundin preliminar, thuhet në njoftimin e UEFA.

“Raundi preliminar është një mini-turne i përbërë nga gjysmëfinalet e 8 gushtit dhe një finale më 11 gusht, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në zona neutrale”, thuhet tutje.

Fituesi i raundit preliminar do të luaj në raundin e parë kualifikues i cili do të zhvillohet me 18 dhe 19 gusht. /Indeksonline/