Ja kur do të luhet ndeshja e parë finale mes Pejës dhe Trepçës

Peja – Trepça është finalja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Peja eliminoi Yllin, e Trepça e mposhti Prishtinën për të arritur finalen.
Sipas vendimit të komisarit të garave, luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë të mërkurën prej orës 20:00.
Peja do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë eventuale.
Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.