08:51 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Ja kur do të nis gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Gjykata Speciale në faqen zyrtare ka publikuar sot (e martë), parashtresën e kryeprokurorit, Jack Smith, në të cilën shkresë tregohet se kur do të nisë gj0ykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sipas këtij njoftimi, gjykimi duhet të nisë gjatë verës, saktësisht jo më vonë se muaji shtator.

Ndyshe, në seancën e parë statusore, avokatët e të të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim, duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin.

Disa prej tyre kishin përmendur edhe vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi.