11:24 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja kur nis rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të nisë rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve për të cilat u vendos sot.

“Rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të nisë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, ka njoftuar Elezi.

Sot në KQZ është vendosur që për shkak të manipulimeve të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike e në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR-ja në 530 vendvotime të rinumërohen votat.

Ky vendim u mor sot në një konferencë shtypi, drejtuar nga Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.