75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / A. A

Ja kur hapet afati kalimtar i futbollistëve në Kosovë

Ballkani ka siguruar transferimin e parë në afatin kalimtar dimëror, mesfushorin Diar Miftaraj, edhe pse ende nuk është hapur afati kalimtar dimëror.

Zyrtarisht dritarja e transferimeve hapet më datën 1 janar dhe zgjatë deri më 31 janar 2021 në ora 23:59, shkruan Indeksonline.

Klubet kanë të drejtë të nënshkruajnë kontratë me futbollistë edhe jashtë afatit, por kontratat duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar.

Zakonisht ekipet në Kosovë nuk janë shumë aktive në afatin kalimtar dimëror.

/Indeksonline/