75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja kur i skadon kontrata trajnerit Challandes, a do ta drejtoj Kosovën kundër Maqedonisë?

Më 2 mars 2017, Bernard Challandes ishte prezantuar zyrtarisht trajner i Kosovës nga legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri.

Ishte vetë Vokrri ai që vendosi t’ia besonte këtë detyrë trajnerit zviceran pasi kishte zhvilluar negociata me shumë trajnerë të huaj, shkruan Indeksonline.

Challandes kishte nënshkruar kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi.

Me kontratën aktuale, 68-vjeçari nuk mund të udhëheq Kosovën në ndeshjen e ardhshme kundër Maqedonisë, që zhvillohet me 26 mars.

Ndonëse Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht negociatat për vazhdimin e kontratës, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që presidenti Agim Ademi është i interesuar që bashkëpunimi me Challandes të jetë i gjatë.

Zvicerani e ka drejtuar Kosovën në 19 ndeshje, prej të cilave ka 11 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

/Indeksonline/