17:39 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Ja kur mund ta shohim Joshuan sërish në ring, këta janë dy rivalë e mundshëm

Promovuesi i dueleve të boksit në peshat e rënda, Eddie Hearn, ka këmbëngulur se Anthony Joshua do të luftojë sërish, pavarësisht humbjes së tij të dytë radhazi ndaj Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik luftoi shumë më mirë në revanshin kundër Usykut, por humbi me vendim të gjyqtarëve kundër kampionit të WBA, IBF dhe WBO të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Përpara ndeshjes, ish-kampioni i ËBO-së, Johnny Nelson sugjeroi që Joshua mund të tërhiqej nga ky sport nëse humb përsëri, por Hearn këmbënguli se Joshua do të luftojë, pavarësisht se dështoi në Jeddah.

“Njerëzit folën për pensionimin e tij”, tha Hearn për “talkSPORT”.

“Kur humbisni një vendim ndaj numrit një në botë, pse duhet të mendoni të dilni në pension? Bëhet fjalë për pasionin. Bëhet fjalë nëse e dëshironi akoma. Ju mund ta shihni se sa shumë ai e dëshironte atë nga intervista e tij pas luftës.”, shtoi ai.

43-vjeçari madje sugjeroi që klienti i tij mund të rikthehet në ring më vonë këtë vit kundër ish-kampionit të peshave të rënda të WBC, Deontay Wilder ose rivalit të vjetër Dillian Ëhyte.

“Do të doja ta shihja të rikthehej. Ndoshta edhe në fund të dhjetorit, “shtoi Hearn.

“Ka beteja të mëdha për të. Dillian Whyte, Deontay Wilder janë dy mundësi të mira. Ka kaq shumë emra për të në top 10. Ka edhe disa britanikë për të me të cilët mund të përballet. Ne vetëm duhet të shohim se çfarë dëshiron të bëjë ai. Do të jetë një disfatë e vështirë, por ai do të kthehet”.