20:16 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Ja kur niset Vjosa Osmani për vizitë në SHBA – e fton familja Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme.

Ajo do të marrë pjesë në varrim të Sekretares Madeline Albright.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltar për Media.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, tha ajo.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që gjatë muajit maj të zhvilloj vizitën e parë në SHBA si i pari i shtetit./IndeksOnline/