18:01 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Deri në fundjavë “Prishtina Weather” parashikon mot stabil, pa ndryshime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe kushte për mjegull në ultësira. Të hënën më ftohtë, mundësi edhe për reshje shiu e bore.

Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.


Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.