Ja kur pritet të fillojë “Big Brother VIP Kosova”

Një nga reality-shout më të ndjekur në vend dhe më gjerë, Big Brother VIP Kosova, po rikthehet.
Shtëpia e famshme do të hapë dyert e saj për banorë të rinj, figura të reja nga ekrani dhe fusha të ndryshme të jetës, shkruan IndeksOnline.
Shtëpia ka marrë trajtë të re, është rinovuar, mbushur plot me ngjyra dhe pritet që shumë shpejt të presë banorët që do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin për 100 ditë.
Edicioni i ri i këtij spektakli pritet të fillojë në fund të tetorit dhe është çështje javësh derisa të gjithë të ngërthehemi përpara ekraneve televizive.
Kush do të jetë pjesë e shtëpisë? Mbetet të shihet”/IndeksOnline/