Ja kur pritet të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës

Ndeshja e javës së 27-të të La Ligas, mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila ishte paraparë të luhet të shtunën mbrëma, është shtyer për një afat të pacaktuar.
Arsyeja e shtyerjes, ishte vdekja e mjekut të Barcelonës, Carles Minarro Garcia, shkruan IndeksOnline.
Pak minuta para se të fillonte ndeshja, skuadra katalanase bëri kërkesë që ndeshja të shtyhet, pasi futbollistët dhe tafi ishin të tronditur nga vdekja e Carles.
Barcelona tani do të nisë bisedimet me La Ligën për të përcaktuar një datë të re për zhvillimin e ndeshjes, e cila pritet të luhet në maj./IndeksOnline/