Ja kur publikohet kënga e re e Ledri Vulës

Ledri Vula po rikthehet me një tjetër projekt, i cili do të jetë më ndryshe se që kemi parë deri më tani.
Kënga e re e reperit të njohur vjen me një videoklip të realizuar në 360 shkallë dhe mban titullin “Piano rap”.
Reperi përmes Instagramit ka treguar se kënga e re publikohet në ora 00:00 në platformën ‘Spotify’ ndërsa gjatë ditës së shtunë publikohet edhe në kanalin “Youtube”.
“Udhëtimi është gati të fillojë, ja nisim sonte në orën 00:00 në Spotify/ videoklipi 360 nesër në ora 15:00”, ka bërë të ditur Ledri./Indeksonline/