12:53 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Ja kur zhvillohen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të marrin pjesë tetë skuadrat më të mira në Evropë për këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 3/4 prill, ato kthyese një javë më pas, 10/11 prill.

Shorti për gjysmëfinale do të hidhet me 13 prill, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me 24/25 prill dhe 1/2 maj.

Finalja do të zhvillohet me 26 maj në “NSC Olimpiyskyi stadium, Kyiv” . /IndeksOnline/