13:46 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Ja kush, do ta zëvendësojë Muriqin në sulm

Ekipi Kombëtar i Kosovës së shpejti pritet ta konfirmojë mungesën e sulmuesit Vedat Muriqi për ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.

Deri tani, anëtari i Fenerbahces ka qenë i pazëvendësueshëm në qendër të sulmit te Kosova.

Por trajneri Bernard Challandes, tashmë duhet të gjejë zëvendësuesin e tij.

Sipas burimeve të Indeksonlinet, Milot Rashica pritet të luajë në vendin e Muriqit.

/Indeksonline/