Ja kush do të jetë kapiteni i ri i Manchester Cityt

Manchester City ka një kapiten të ri pas largimit të Kevin De Bruynes drejt Napolit.
Dhe Pep Guardiola vendosi t’ia besonte këtë rol, portugezit Bernardo Silvës.
Silva pas kësaj konfirmoi edhe vendosshmërinë e tij për të qëndruar te City.
“Këtë sezon me siguri do të jem te City, do të qëndroj. Kam pasur mundësi në të kaluarën dhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mundësia ime është të qëndroj”, u shpreh Silva.
Silva, ka bërë rreth 404 paraqitje me Cityn dhe ka shënuar plot 71 gola dhe 72 asistime, ku fitoi trofe të shumtë përfshirë “Tripletën”, në vitin 2023./IndeksOnline/