75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 17 Mars 2025 / Gj. Sh

Ja kush do të jetë në krye të drejtorisë së Investimeve Kapitale, pasi Krenar Xhaferi siguroi ulësen në Kuvend

Krenar Xhaferi ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve që u mbajtën me 9 shkurt.

Pasi arriti të bëhej deputet, ai ka dhënë dorëheqje nga posti si drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se kjo pozitë i është dhënë, Sokol Havollit.

I njejti ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti që të merrte votat e mjaftueshme për të siguruar karriken.

Mirëpo Havolli nuk ka mbetur pa një post, ai do ta drejtojë drejtorinë e Investimeve Kapitale në Prishtinë. /IndeksOnline/