21:20 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja kush e solli pavarësinë e Shqipërisë sipas Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, atributet për pavarësinë e Shqipërisë nuk ia ka dhënë njeriut që e shpalli atë në Vlorë fiks 105 vjet më parë.

Në postimin e tij, të shoqëruar me foto, Berisha deklaron se njeriu që bëri realitet pavarësinë e Shqipërisë është një tjetër figurë e njohur e historisë sonë.

“Nderim të veçantë këtë ditë Mbretit Zog, burrit që bëri realitet pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtoi shtetin shqiptar”, ka shkruar Berisha.