Ja kush është vajza që ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën Brojës, qenka shqiptare

Armando Broja, ylli i futbollit shqiptar, mori vemendjen e mediave dje, përmes një fotoje ku tregonte se nuk është më vetëm.
Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri, dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij.
Burime të sigurta për “Revista Class” kanë thënë se zemra e Armando Brojës tashmë rreh për Sindin, një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram.
