75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Ja kush është viktima që u ther me thikë në Prishtinë

Pas një rrahje që ka ndodhur sot në mbrëmje në Prishtinë, një person është therur me thikë.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se si pasojë e goditjes me mjet të prehtë, i plagosur ka mbetur 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi. Ai pas ndihmës mjekësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku po e vazhdon trajtimin.

Ndërkohë që edhe policia e Kosovës ka konfirmuar për therjen me thikë të viktimës.

“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.