Ja kush ishte duke performuar në diskotekën që u dogj në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Numri i të plagosurve deri më tani është 152, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike.