75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Ja kush janë dy grabitësit e arrestuar me pseudonimet “Vranjevci” e “Llapqina”

Xhafer Vllahiu (43), i njohur me pseudonimin kriminal “Vranjevci” dhe Florim Eminoviq (38) me pseudonimin “Llapqina”, janë arrestuar mbrëmë në Prizren si të dyshuar për grabitje, raporton IndeksOnline.

“Vranjevci” dhe “Llapqina”, se bashku me dy të dyshuar tjerë, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, kanë kryer grabitje në një depo të materialit ndërtimor.

Policia me të pranuar informacionin se po kryhet vepra, i është përgjigjur rastit dhe të dyshimtët sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar të iknin nga vendi i ngjarjes.

Patrulla e policisë bashkë me Njësitin Special, duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale kanë nisur ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.

Gjatë ndjekjes së tyre në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur t’i ndalonte dy nga të dyshimtët, Xhafer Vllahiun dhe Florim Eminoviqin, të cilët kishin dorëza, maska për të mos u bërë i ditur identiteti i tyre. Në xhepat e tyre janë gjetur edhe rreth 500 euro që dyshohet se janë grabitur, raporton IndeksOnline.

Aktualisht njësitet e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë, të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësiti i hetimeve në Prizren dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendimin për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë./IndeksOnline/