75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Ja kush janë fituesit e çmimeve të teatrit

Në ditën ndërkombëtare të teatrit, në një ceremoni solemne, ministri i Kulturës Kujtim Gashi, ndau çmimet në fushën e teatrit për vitin 2018, çmime këto të cilat ndahen për personalitete të shquara, për sukseset dhe të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e teatrit.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2018, këtë vit iu nda aktorit Sabedin Shahiqi, vlerë financiare prej 5,000 euro, ka shkruar Gashi në Facebook

Ndërkaq, çmimi vjetor për shfaqjen me të mirë në fushën e teatrit për vitin 2018, i u dha Teatrit Kombëtar të Kosovës, për shfaqjen “Arturo Ui”, me shumë financiare prej 2500 euro.

Sipas Gashit, Juria ka vlerësuar se për këtë vit çmimi vjetor për regjinë me të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2018, ti ndahet regjisorit Bekim Lumi – Post Mortum për regjinë e shfaqjes “Arturo Ui” me vlerë financiare prej 2500euro.

Ndërsa, çmimi vjetor për aktorin më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2018, i ndahet aktorit Mentor Zymberaj me shumë prej 2500 euro.

Çmimin Vjetor për Prezantim të Suksesshëm Ndërkombëtar në fushën e Teatrit për vitin 2018, i ndahet Shtëpisë Teatrore Filmike – AKT me shumë financiare prej 2500 euro. Çmimet janë ndarë nga juria profesionale me kryetare profesoreshën e regjisë së teatrit, regjisoren Elmaze Nura.