75 Mall Live Search
20:35 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Ja kush nga kabineti qeveritar iu bashkua Kurtit për mbështetje financiare në luftën për COVID19

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, përmes një postimi për Facebook, ka thënë se thirrjet për mbështetje financiare në llogarinë për menaxhimin dhe luftimin e COVID-19 janë thirrje të cilave duhet t’u përgjigjemi edhe ne.

Ai ka treguar se se kush nga kabineti qeveritar, ka kontribuar, duke iu bashkuar kështu nismës së Kurtit.

“Veprimit të djeshëm të Kryeministrit Kurti sot iu bashkua edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i cili dhuroi 650 EUR, përkatësisht 56% të pagës së tij për luftimin e COVID-19.

Nga kabineti qeveritar, deri më tani ngashëm vepruan edhe Zv.Kryeministri Haki Abazi, Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Xhelal Sveçla, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, si dhe Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka”, shkruan Kryeziu.

Në fund ai thotë se sfida përballë virusit Corona është e përbashkët, andaj edhe të bashkuar do t’i përgjigjemi./Indeksonline