75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Z S

Ja kush po prin tek votat e mbetura me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sonte (e enjte) rreth orës 20:00 numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.

Sipas rezultateve, deri tash partia që po prin është Vetëvendosja me 72.64% apo 31,193 Vota pasuar nga LDK me 10.27% apo 4,363 Vota, ndërsa PDK-ja ka deri tash 9.13% apo 3,944 Vota. AAK-ja ka arritur të sigurojë 3.94% apo 1,688 Vota

Ndryshe, numërimi i tyre shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025./Indeksonline/