75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pauzë pasi përfunduan stinorin vjeshtor. Ballkani dimëroi si lider i ndjekur hap pas hapi nga Gjilani, Drita e Prishtina.

Ky sezon po del të jetë shumë konkurues, me disa ekipe që synojnë titullin dhe në radhët e veta kanë lojtarë mjaft kualitativ.

Sipas sajtit Transfermarkt, ekipi i Dritës ka lojtarin më të vlefshëm në Superligë.

Është ai Ardian Cuculi me 350 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Këta janë lojtarët më të vlefshëm te klubet përkatëse:

Tomislav Busic – Gjilani – 325k

Edvin Kuc – Ballkani – 175k

Ardian Cuculi – Drita – 350k

Ardit Hila – Prishtina – 300k

Florjan Smakiqi – Feronikeli – 200k

Muharrem Jashari – Trepça’89 – 175k

Mentor Zhdrella – Llapi – 175k

Erind Selimaj – Flamurtari – 150k

Eri Lamçja – Vushtrria – 300k

Orgest Gava – Dukagjini – 100k

Filonit Shaqiri – Ferizaj – 125k

Argjend Mustafa – Drenica – 275k