Ja mënyra se si Kosova mund të bie në “grupin e vdekjes” në Evropian
Para pak çastesh në Bukuresht është hedhur shorti për Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2020”.
Grupi F do të jetë edhe i ashtëquajturi Grupi i Ferrit ku do të ndeshen kombëtare si Gjermania, Portugalia, Francë dhe fituesi i play-offit të Ligës A.
Kosova në rast kaulifikimit do të bëj pjesë në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.
Megjithatë ekziston një formë që Kosova të bier në grupin F.
Mundësia tjetër e vetme është që Kosova të luaj në Grupin F. Por kjo ndodhë vetëm nëse Rumania e fiton playoffin e Ligës A, ku do të ketë punë si mysafir te Islanda në gjysmëfinale dhe pastaj në finale me fituesin e ndeshjes Bullgari – Hungari.
Pra, me fjalë të tjera vetëm nëse Rumania del fituese në këto ndeshje Kosova shkon në grupin F.
Ndeshjet e grupit C do të luhen pikërisht në stadiumin e Rumanisë dhe Amsterdamit./Indeksonline/