19:08 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Ja momenti i vjedhjes së argjendarisë në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje.

Indeksonline ka arritur të sigurojë videon e momentit të vjedhjes nga ky person, për të cilin thuhet se tash e sa vite jeton dhe vepron në Gjermani, dhe se i njëjti ndodhej në Kosovë për disa ditë.

Rasti ka ndodhur në orët e mesditës, derisa i riu me inicialet L.B., aktron për disa minuta kinse është i interesuar për blerje.

Personi në fjalë arrin të largohet me shpejtësi duke marrë me vete tre zinxhirë ari. Sipas pronarit të këtij biznesi, vlera e vjedhjes kap shumën prej 10 mijë euro.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, derisa Policia e Kosovës bënë apel tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për hajnin, të lajmërohen.

“Punëtori i një lokali të argjendarisë, ka raportuar se një person i dyshuar ka hyrë në lokal ku në qafë dhe në dorë ka vendosur nga tre zinxhirë ari, e pas atij veprimi i dyshuari është larguar nga lokali. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njësitë relavante janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë./Indekosnline/