Ja momenti kur Majlinda mposht izraeliten brenda 36 sekondave
Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019.
Kampionia jonë Olimpike fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram.
Në videon më poshtë mund të shikoni momentin kur Majlinda mposht izraelitën, luftë kjo që zgjati vetëm 36 sekonda. /IndeksOnline/