Ja ndeshjet gjysmëfinale në “Copa del Rey”

Mbrëmë u eliminuan dy favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Mbretit, Real Madridi dhe Barcelona e që ishte befasi e dorës së parë.
Real Madridi u mposht nga Real Sociedadi me rezultat 4:3, ndërsa Barcelona u mposht në minutat shtesë 1:0 nga Athletic Bilbao.
Sot u hodh shorti për dy ndeshjet gjysmëfinale në këtë kompeticion.
Real Sociedadi, do të ndeshet me Mirandes, ndërsa Athletic Bilbao do të ketë punë me Granadan, transmeton Indeksonline.
Raundi i gjysmëfinales, do të jetë i vetmi rund ku do të luhet me dy ndeshje.
Ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 4 dhe 5 mars.
Finalja do të luhet më 18 prill./Indeksonline/