75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / P M

Ja në cilat komuna vazhdon ende numërimi i votave

Procesi i numërimit të votave për deputetë ka përfunduar në një numër të madh komunash të Kosovës, ndërsa në disa qendra të mëdha numërimi ende nuk ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të deritanishme, numërimi ka përfunduar në këto komuna:

Deçan, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Leposaviq,Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut.

Nga komunat ku numërimi ende vazhdon, ritmi më i ngadaltë është regjistruar në Prishtinë, ku deri tani janë numëruar vetëm 40.84 për qind e votave për deputetë, ndërsa pas saj renditen Prizreni me 57.76 për qind dhe Gjilani me 62.99 për qind.

Në anën tjetër, Mitrovica e Jugut është pranë përfundimit të procesit me 98 për qind të votave të numëruara, ndërsa edhe Fushë Kosova, Vushtrria, Ferizaj, Suhareka dhe Gjakova kanë kaluar mbi 80 për qind të numërimit.

Procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar në këto komuna:

Gjakovë – 81.25%, Gjilan – 62.99%, Fushë Kosovë – 90.32%, Mitrovicë e Jugut – 98.00%, Prishtinë – 40.84%, Prizren – 57.76%, Suharekë – 84.88%,Ferizaj – 86.99% dhe Vushtrri – 88.76%. /Indeksonline/