09:27 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja në cilën ligë kërkon ta shesë Arsenali Xhakën

Granit Xhaka nuk është i dëshirueshëm më në Arsenal.

“Topçinjtë” do të shënjestrojnë Bundesligën kur ata shikojnë të shesin Granit Xhakën në janar pasi mesfushori tregoi se nuk sheh më një të ardhme në veri të Londrës.

Xhakës iu mor shiriti i kapitenit këtë javë pasi shpërtheu kundër mbështetësve të tij, teksa po zëvendësohej ndaj Crystal Palaces.

Arsenali ka kuptuar se Xhaka nuk ka më një të ardhme afatgjatë në klub pasi që edhe marrëdhëniet e lojtarit me tifozët janë të brishta.

Granit Xhaka konsiderohet ende nga mesfushorët më të të mirë në Bundesligë ku shkëlqeu me Borussia Monchengladbachun./Indeksonline/