75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja në cilin vend është bërë fotografia ku shihet Rugova me plis në kokë

Në një fotografi të publikuar sot në rrjetet sociale ku mund ta shohim ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova me një plis në kokë mori mjaft vëmendjen e publikut.

Edhe pse në media është thënë se fotografia është bërë në Amerikë, gjithashtu edhe gazetari kosovar, Bajrush Morina ka thënë se Rugova në këtë fotografi gjindej në Amerikë, Indeksonline mëson se Rugova e kishte vendosur plisin në restorantin e ish Ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija.

Në këtë mbledhim partiak, Indeksonline mëson se kanë qenë kryesia e LDK-së si dhe shumë zyrtarë të tjerë si Lutfi Haziri, Tahir Zemaj, Kol Berisha, Aqif Shehu, Afrim Sylejmani, Astrit Haraqija.

Kurse kamerieri ishte Mentor Ahma i cili ka shërbyer atë ditë në restorantin “Forum”, në Gjakovë në pronësi të familjes Haraqija.

Restoranti ishte në Gjakovë dhe e gjitha kjo ndodhi në vitin 2001 ku edhe për herë të parë është kënduar kënga e famshme “ Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë”./Indeksonline/