19:32 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja nga cili edicion Kosova do të ketë tri skuadra në garat e UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, po marrin pjesë në një takim të UEFA-s në Budapest.

Nga atje, Kosova sot ka marrë lajmin e mirë nga UEFA pasi që është rritur edhe për një vend, prania e skuadrave kosovare në garat evropiane.

Por, ky vendim do të vlejë vetëm për edicionin e ardhshëm. Kjo do të thotë që vendi i dytë nga edicioni aktual, Prishtina apo Ferronikeli nuk do të mund të sigurojnë garat evropiane nga pozita e dytë.

Por, ndryshe do të jetë në edicionin e ardhshëm.

Kampioni i Superligës do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, vendi i dytë në Superligë në kualifikimet e Europa Leagues, ndërsa po të njëjtën garë do ta kërkojë edhe fituesi i kupës së Kosovës./Indeksonline/