75 Mall Live Search
17:32 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / k.v

Ja nga sa vota morën secili kandidat i PDK-së për asamblenë komunale të Mitrovicës

Arian Tahiri, si bartës i listës së PDK-së për asamblenë komunale të Mitrovicës ka siguruar 11.091 vota.

Ndërsa pas tij më së shumti vota nga kjo listë, jo zyrtare, ka siguruar Vesa Broja, gjithsejtë 662 vota, shkruan IndeksOnline.

Shkelqim Ibrahimi ka marrë, 536 vota, Fisnik Suma 522 aq sa ka marrë edhe kandidati tjetër Igballe Islami, Fahri Shabani ka marrë 496 vota ndërsa kandidatja Majlinda Kurti ka siguruar 424 vota e kështu me radhë.

Këto janë votat preliminare ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare.