Ja përgjigja definitive e Pogbas për interesimin nga Manchester City

Mesfushori francez Paul Pogba këtë verë pritet që të largohet nga gjiganti anglez Manchester United.
Pogba ka kontratë aktuale me “Djajtë e Kuq” deri në fund të këtij sezoni aktual, dhe siç raportohet nga media të shumta, ylli francez ka vendosur që të largohet nga “Old Trafford”.
Spekulohej se kampioni anglez Manchester City ka shprehur interesim serioz në shërbimet e Pogbas, por tani këto spekulime i ka demantuar vetë fituesi i Kupës së Botës.
Pogba e ka refuzuar kategorikisht kalimin te Manchester City, ndërsa tani skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e tij janë Juventusi dhe Paris Saint-Germain.
Ndërkaq, Juventusi ka qenë i qartë me agjentët e Pogbas, ku i ka treguar se nuk do t’i ofrojë pagën e njëjtë siç është duke i ofruar PSG, por i ka premtuar se do të jetë lojtar kyç te “Zonja e Vjetër”.
Pogba si duket është i joshur nga kjo ofertë e gjigantit italian, ndërsa është duke e konsideruar ofertën përderisa janë ende duke vazhduar bisedimet mes dy klubeve.