07:44 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja përse çdoherë duhet ta kontrolloni frenin e dorës kur parkoni veturën

Freni i dorës cilësohet si një ndër mjetet kryesore të sigurisë së veturës dhe këmbësorëve në komunikacion, pasi makina të jetë e parkuar.

Një video e ngarkuar së fundmi nga ‘Daily Mail’ tregon rëndësinë e këtij mjeti. Në incizimin në fjalë, mos-aktivizimi i frenit të dorës së një veture çoi deri tek lëndimi i një gruaje të moshuar.

Ngjarja nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur, por dyshohet të jetë në Britani të Madhe.

Gruaja në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë trupor, sipas tabloidit britanik.