Ja propozimet për emrin e Maqedonisë
Në kronologjinë e zhvillimeve rreth kontestit të emrit, gjegjësishtë çfarë është e njohur për opinionin publik rreth çështjes së kontestit të emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur në këtë aspekt së fundmi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për agjencinë “REUTERS” rreth propozimeve që Maqedonia i ka bërë për çështjen e emrit.
Ndërsa Maqedonia ka propozuar mundësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Kurse propozimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Maqedonia e Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Skopje)” tha Zaev.
Zaev në Londër u përgjigj edhe për pyetje që kanë të bëjnë edhe me identitetin dhe Kushtetutën e vendit.