Ja provat e konfiskuara në operacionin e sotëm të policisë në Pejë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.
Për këtë operacion ka raportuar ekskluzivisht IndeksOnline që nga oret e hershme të mengjesit.
Policia tani ka njoftuar se gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 lokacione të ndryshme.
Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.
Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.
Gjate kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tre armë të gjata gjysmë-automatike, gjashtë armë të vogla, dy karikatorë, një dylbi, 180 fishekë (kalibër të ndryshëm), 2000 euro, dy vetura dhe 12 telefona mobil.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.




